Qeveria

Qeveria смотреть последние обновления за сегодня на .

Cilat janë punët që bëri Qeveria për dy vjet sipas Kryeziut

143
1
0
00:04:40
24.03.2023

Cilat janë punët që bëri Qeveria për dy vjet sipas Kryeziut

Tv Klan - Qeveria, 240 mln lekë për ndërmarrjet sociale | Lajme News

114
0
0
00:01:01
24.03.2023

Një fond prej 240 milionë lekësh do të shkojë për ndërmarrjet sociale gjatë periudhës 2023-2025. Kjo mbështetje financiare që u miratua këtë të premte nga qeveria do të përdoret për punësimin e kategorive vulnerabile, përfshi edhe ato me aftësi ndryshe. “Format e mbështetjes për ndërmarrjet sociale nëpërmjet subvencionit do të bëjnë të mundur që individë nga kategoritë e dizavantazhuara të mund të punësohen duke mundësuar që shteti të subvencionojë pagën minimale për ta për një periudhë prej 3 vitesh.” Ministrja Ogerta Manastirliu thotë se kjo formë mbështetje vjen në kuadër të fuqizimit ekonomik të personave pjesë të ndihmës ekonomike. “Një prej kritereve që duhet të përfitojnë ndërmarrjet sociale pasi të përfitojnë statusin e ndërmarrjes sociale është që deri në 50% e të punësuarve do të jenë individë që janë pjesë e skemave sociale dhe e programit të daljes nga programi i ndihmës ekonomike”. Sipas Manastirliut në vitin 2022 më shumë se 3 600 persona që kanë qenë pjesë e ndihmës ekonomike janë punësuar apo futur në kurse të formimit profesional. Tv Klan #qeveria #ogertamanastirliu SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info🤍tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web 🤍 Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen 🤍 Follow Tvklan on Facebook: 🤍 Follow Tvklan on Instagram: 🤍 Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen 🤍

Dixhitalizimi/ KQZ dhe Qeveria zvicerane nënshkruajnë marrëveshje 1.2 mln euro deri në 2026!

90
2
0
00:01:46
24.03.2023

#oranews #kqz #zgjedhjet #ilirjancelibashi #zvicra #shqiperizvicer Zvicra ndihmon me 1.2 milionë euro Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Fondi synon përmirësimin e kapaciteteve të institucionit, modernizimin dhe digjitalizimin e disa shërbimeve. Ambasadorja e Zvicrës përmendi dy sfidat e KQZ mbrojtjen e të dhënave dhe sulmet kibernetike. Qeveria e Zvicrës ka mbështetur me 1.2 milionë euro Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përmirësimin e kapaciteteve dhe digjitalizimin e disa shërbimeve. Diplomatja zvicerane Ruth Huber solli në vëmendje të KQZ dy sfida atë të mbrojtjes së të dhënave e rreziqet e nga sulmet kibernetike. Ruth Huber, Ambasadore e Zvicrës në Shqipëri: Sa më e pavarur, sa më efektive dhe sa më transparente të jetë KQZ-ja, aq më i qartë do të jetë përfaqësimi i vullnetit të popullit në Kuvend. Dua të sjell në vëmendjen e KQZ-së sfidat për mbrojtjen e të dhënave personale dhe rreziqeve që sjell siguria kibernetike. Ajo bëri thirrje për përmbushjen e detyrave të lëna nga Misioni i OSBE/ODHIR-it. Ruth Huber, Ambasadore e Zvicrës në Shqipëri: Shqipëria ka bërë progres në reformimin e sistemit zgjedhor, por megjithatë mbeten akoma detyra shtëpie për të bërë siç dhe rekomandohet edhe në raportet e OSBE/OHIHR-it. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se ky kontribut i Zvicrës ndihmon në rritjen e efikasitetit dhe transparencës së institucionit. Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve: Një pjesë të tyre ne synojmë t’i bëjmë të vlefshme në zgjedhjet e 14 majit. Por financimet përfshijnë në program në kohë më të shtyrë se zgjedhjet e 14 majit. Fondi 1.2 milionë euro dhënë nga Zvicra do të shkojë në ndërtimin e një sistemi të ri elektronik të dokumenteve të KQZ-së, një aplikacioni të ri për sigurimin e të dhënave zgjedhore, një moduli digjital për akreditimin e vëzhguesve dhe një moduli online për regjistrimin e subjekteve zgjedhore. Për më shumë lexoni në: 🤍 Follow Televizionin Ora News Website: 🤍oranews.tv Youtube 🤍 Facebook: 🤍 Instagram 🤍 Twitter 🤍

Tv Klan - Qeveria britanike i përgjigjet Ramës | Lajme News

3643
13
1
00:00:57
23.03.2023

Qeveria britanike ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama dhënë ditën e sotme në mediat në Londër. “Mendoj se do të vazhdojmë qartësisht të sigurohemi që të bisedojmë për këtë në një mënyrë të faktuar, të drejtë dhe të ndjeshme. Dhe ky është toni që keni dëgjuar nga Kryeministri (Rishi Sunak) për këtë çështje. Para së gjithash ne kërkojmë që të ndalojmë njerëzit e pambrojtur që të ndërmarrin udhëtime të rrezikshme në të cilat kemi parë njerëz të humbin jetët e tyre. Ne e vlerësojmë komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe mirëpresim çdo shqiptar që udhëton në Mbretërinë e Bashkuar ligjërisht dhe kontribuon në shoqërinë tonë. Sidoqoftë realiteti është që po shohim një numër të lartë shqiptarësh që po rrezikojnë jetën e tyre për të ndërmarrë udhëtime të paligjshme dhe të rrezikshme në Mbretërinë e Bashkuar dhe kjo vendos nën presion sistemin e azilit”, tha zëdhënësi për mediat britanike. Zëdhënësi shtoi se Sunak po pret me padurim “diskutime konstruktive” me Ramën rreth emigracionit të paligjshëm këtë pasdite. Kujtojmë që më herët, kryeministri Edi Rama në një intervistë për Radio 4 në Londër u shpreh se deklaratat e Sekretares së Brendshme, Suella Braverman, për emigrantët shqiptarë ishin të turpshme. Po ashtu, më herët, në një tjetër intervistë, kësaj here për The Guardian, kreu i qeverisë theksoi se në takim me Sunak do të thotë të vërtetën dhe se komentet e ministres së tij janë pjesë “e një fryme të tërë që është krejtësisht në një rrugë përplasjeje me Britaninë e Madhe”. Sipas Ramës, është shqetësuese lidhja që bëhet nga politikëbërësit britanikë mes të qenit shqiptar dhe të qenit kriminel. Kujtojmë që ditën e sotme kryeministri Rama do të takohet me homologun e tij Rishi Sunak. Kjo është një vizitë historike pasi është hera e parë që një kryeministër shqiptar viziton “10 Downing Street”./tvklan.al #britania SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info🤍tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web 🤍 Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen 🤍 Follow Tvklan on Facebook: 🤍 Follow Tvklan on Instagram: 🤍 Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen 🤍

Qeveria miraton fondin, Manastirliu: 240 milionë lekë për mbështetjen e ndërmarrjeve sociale

56
0
2
00:01:13
24.03.2023

#oranews #qeveira #ministrat #manastirliu Qeveria shqiptare miratoi sot fondin e mbështetjes për ndërmarrjet sociale në vlerën 240 milionë lekë për periudhën 2023-2025. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu tha pas mbledhjes së qeverisë se “qeveria ka miratuar një seri vendimesh të rëndësishme në kuadër të politikave të mbrojtjes dhe përfshirjes sociale, për kategoritë në nevojë dhe zgjerimit të mekanizmave që mundësojnë mbështetjen sociale të grupeve të dizavantazhuaar dhe fuqizimin ekonomik të tyre nëpërmjet integrimit në tregun e punës duke miratuar një vendim që vjen në zbatimin të ligjit për ndërmarrjet sociale dhe përcakton format e mbështetjes nëpërmjet subvencionit për ndërmarrjet sociale për periudhën 2023-2025”. “Format e mbështetjes për ndërmarrjet sociale nëpërmjet subvencionit do të bëjnë të mundur që individë nga kategoritë e dizavantazhuara që janë pjesë e programeve të mbrojtjes sociale apo pjesë programeve e të papunësisë të mund të punësohen duke mundësuar që shteti të subvencionojë pagën minimale për ta për një periudhë prej 3 vitesh si dhe kontributet shoqërore dhe shëndetësore për këta individë. Kjo formë e re e ndërmarrjeve sociale vjen për të mbështetur organizatat jofitimprurëse, të cilët hapin forma të reja të ndërmarrjeve sociale me qëllim që të integrojnë në ta pikërisht këto individë të kategorive vulnerabël”, tha Manastirliu. Për më shumë lexoni në: 🤍 Follow Televizionin Ora News Website: 🤍oranews.tv Youtube 🤍 Facebook: 🤍 Instagram 🤍 Twitter 🤍

Dixhitalizimi/KQZ dhe Qeveria zvicerane nënshkruajnë marrëveshje deri në 2026! Financim 1.2 mln euro

213
0
0
00:27:32
24.03.2023

#reportTV #lajmeshqip #lajme Në kuadër të bashkëpunimit për dixhitalizimit, KQZ ka nënshkruar sot marrëveshje deri në 2026 me Konfederatën e Zvicrës. Celibashi tha se kjo është një shprehje e bashkëpunimit nëpërmjet e KQZ dhe Konfederatës zvicerane

Dixhitalizimi/ KQZ dhe Qeveria zvicerane nënshkruajnë marrëveshje 1.2 mln euro deri në 2026!

115
0
0
00:01:31
24.03.2023

#oranews #kqz #zgjedhjet #ilirjancelibashi #zvicra #shqiperizvicer Zvicra ndihmon me 1.2 milionë euro Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Fondi synon përmirësimin e kapaciteteve të institucionit, modernizimin dhe digjitalizimin e disa shërbimeve. Ambasadorja e Zvicrës përmendi dy sfidat e KQZ mbrojtjen e të dhënave dhe sulmet kibernetike. Qeveria e Zvicrës ka mbështetur me 1.2 milionë euro Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për përmirësimin e kapaciteteve dhe digjitalizimin e disa shërbimeve. Diplomatja zvicerane Ruth Huber solli në vëmendje të KQZ dy sfida atë të mbrojtjes së të dhënave e rreziqet e nga sulmet kibernetike. Ruth Huber, Ambasadore e Zvicrës në Shqipëri: Sa më e pavarur, sa më efektive dhe sa më transparente të jetë KQZ-ja, aq më i qartë do të jetë përfaqësimi i vullnetit të popullit në Kuvend. Dua të sjell në vëmendjen e KQZ-së sfidat për mbrojtjen e të dhënave personale dhe rreziqeve që sjell siguria kibernetike. Ajo bëri thirrje për përmbushjen e detyrave të lëna nga Misioni i OSBE/ODHIR-it. Ruth Huber, Ambasadore e Zvicrës në Shqipëri: Shqipëria ka bërë progres në reformimin e sistemit zgjedhor, por megjithatë mbeten akoma detyra shtëpie për të bërë siç dhe rekomandohet edhe në raportet e OSBE/OHIHR-it. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi tha se ky kontribut i Zvicrës ndihmon në rritjen e efikasitetit dhe transparencës së institucionit. Ilirjan Celibashi, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve: Një pjesë të tyre ne synojmë t’i bëjmë të vlefshme në zgjedhjet e 14 majit. Por financimet përfshijnë në program në kohë më të shtyrë se zgjedhjet e 14 majit. Fondi 1.2 milionë euro dhënë nga Zvicra do të shkojë në ndërtimin e një sistemi të ri elektronik të dokumenteve të KQZ-së, një aplikacioni të ri për sigurimin e të dhënave zgjedhore, një moduli digjital për akreditimin e vëzhguesve dhe një moduli online për regjistrimin e subjekteve zgjedhore. Për më shumë lexoni në: 🤍 Follow Televizionin Ora News Website: 🤍oranews.tv Youtube 🤍 Facebook: 🤍 Instagram 🤍 Twitter 🤍

Rama:Do përgatisim një program për mjekët specialistë çift, qeveria i mbështet në marrjen e shtëpisë

802
5
3
00:02:30
22.03.2023

#reportTV #lajmeshqip #lajme Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria po bën gati një program të posaçëm për mjekët e rinj specialist. Për ata që paraqiten çift, Rama thotë se do i mbështesin me marrjen e një shtëpie në kushte krejtësisht të tjera nga ato që ka tregu.

Shkenca dhe Arti/ Tarifa: Qeveria nuk konsultohet me shkencëtarët për politikat! Ruka:Jemi ‘në hije’

281
4
1
00:27:09
23.03.2023

#SokolBalla #ReportTV #realstory "Ja ku jemi prapë!" Sokol Balla rikthehet në ekran, çdo të enjte në Report Tv ora 21:00 me Real Story Profesorët e Akademisë së Shkencave kanë diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e ‘Real Story’ me gazetarin Sokol Balla në Report TV lidhur me misionin e akademisë së re, asaj të Artit dhe Shkencës si dhe për pronësinë intelektuale në Shqipëri.

Qeveria e Kosoves

546
4
0
00:57:05
22.03.2023

Qeveria e Kosoves

BIE QEVERIA KURTI

25338
57
131
00:05:59
25.03.2020

VAZHDON SEANCA PËR MOCIONIN E MOSBESIMIT NDAJ QEVERISË KURTI DUKE NDODHUR 25.03.2020

Iris Luarasi analizon rritjen e pëlqyeshmërisë tek opozita dhe qeveria

80
1
0
00:01:19
24.03.2023

#JonidaShehu#Barometri#Euronewsalbania#SondazhetEuronews Albania, risjell sërish zërin e Shqiptarëve, në formatin më inovativ në Shqipëri, Barometri. Çdo të premte, ne orën 20:00, Barometri, do të sjellë rezultatet e sondazhit, duke hulumtuar çështjet më të rëndësishme për ta dhe duke i analizuar ato me ekspertët më të mirë në vend në moderimin e Jonida Shehut. Ndiqni faqen tonë zyrtare të internetit 🤍 për t’u informuar mbi lajmet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota. Abonohuni në kanalin tonë në YouTube: 🤍 Na ndiqni në Instagram: 🤍 Facebook: 🤍 Twitter: 🤍

Balluku: Sektori i energjisë elektrike, në fokus të plotë nga qeveria

586
1
5
00:16:27
23.03.2023

#belindaballuku #sektoriienergjiseelektrike #kuvend #seanceplenare SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web 🤍 Follow Klan News on Facebook: 🤍 Follow 🤍klannews on Instagram: 🤍 #KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan

Kosovë-Bie qeveria

38209
18
9
00:03:30
02.11.2010

Në Kosovë rrezohet qeveria, shpërndahet parlamenti dhe shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 12 dhjetor të këtij viti. Vendimi për zgjedhjet e jashtëzakonshme pasoi seancën e Parlamentit të Kosovës i cili me 66 vota për, një kundër dhe dy vota të paanshme, i mori besimin qeverisë së kryeministrit Hashim Thaçi. Votimi i mocionit u bë i mundur me votat e Partisë Demokratike të zotit Thaçi e cila votoi për rrëzimin e qeverisë së udhëhequr prej tij

Qeveria e re Berisha betohet para presidentit Alfred Moisiu - (11 Shtator 2005)

509
2
0
00:02:53
22.03.2023

Lajme arkiva 2005 Shqipëria që sot ka një qeveri të re. Kryeministri Sali Berisha dhe anëtarët e kabinetit janë betuar përpara Presidentit të Republikës Alfred Moisiu pas votimit të qeverisë një ditë më parë në Kuvend me 84 vota. Të pranishëm kanë qenë personalitete të rëndësishme të institucioneve të pavarura. Ndërsa socialistët opozitarë i përfaqësonte sekretari i përgjithshëm Gramoz Ruçi. Alfred Moisiu: “Qeveria juaj, një mozaik i pasur partish, përvojash, moshash dhe profesionesh na nxit të lexojmë atë si mundësi për t’u çliruar energji të mëdha në dobi të zhvillimit ekonomik, të rritjes së mirëqenies, të forcimit të shtetit të së drejtës dhe integrimit euroatlantik të vendit.” Anëtarët e kabinetit marrin detyrën që sot. Si shenjë e dallueshme ishin makinat zyrtare që mori secili prej anëtarëve të qeverisë. Pas dekretimit të qeverisë kryeministri Berisha zhvilloi mbledhjen e parë të ekzekutivit çka u vu re se kryeministri Berisha e drejtonte mbledhjen e qeverisë nga një pozicion i ndryshëm nga paraardhësi i tij. Në këtë mbledhje u miratua një akt normativ për stërvitjen e trupave shqiptare me forcat e NATO-s. Ndërkohë Berisha ka dhënë porosinë e parë për ministrin e arsimit Genc Pollo i cili duhet të takojë rektorin dhe dekanët e fakulteteve për amullinë e universiteteve që ëhstë krijuar në këtë sezon të ri akademik. Sali Berisha: “Më shumë se çdo gjë tjetër kërkohet përkushtim nga ana jonë. Njerëzit, qytetarët votuan ndryshimin për të pasur një qeveri dhe një qeverisje shërbimesh, shërbesash të përkushtuara ndaj tyre. Ndaj dhe unë jam i sigurt në përkushtimin tuaj.” Të kryesuar nga kreu i shtetit Alfred Moisiu kryeministri Berisha dhe Ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj do të nisen ditën e martë drejt shteteve të bashkuara të Amerikës të cilët do të jenë anëtarë në sesionin e radhës në asamblenë e përgjithshme të OKB-ës./tvklan.al Gazetare: Gerta Gixhari SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web 🤍 Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen 🤍 Follow Tvklan on Facebook: 🤍 Follow rtvklan on Instagram: 🤍 Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen 🤍

Votëbesohet qeveria Berisha në Parlament me 83 vota pro dhe 54 kundër - (10 Shtator 2005)

247
2
0
00:03:59
22.03.2023

Lajmea arkiva 2005 Jozefina Topalli: “84 vota, urime qeverisë së re, urime zotit kryeministër! Punë të mbarë dhe suksese në detyrën tuaj!” Parlamenti votëbesoi në fakt me 83 vota pro dhe 54 kundër kabinetin e ri qeverisës me kryeministër Sali Berishën. 81 votave të koalicionit të djathtë i janë bashkangjitur dhe dy deputetët e Partisë Demokracia Sociale. Ndërkohë me elektronikën e kuvendit figuronte se kishte votuar pro qeverisë dhe aleancisiti Ujka që në fakt nuk ishte fare prezent në sallë. Përpara se të mbërrihej tek votimi opozita u tregua e ashpër ndaj qeverisë veçanërisht kur shprehu qëndrimin e saj përmes zotit Namik Dokle. Ai mbajti fjalën kur kryeministri Berisha mungonte në sallë që prej paradites. Namik Dokle: “Nja dy-tre gjëra që nuk i dinim, i mësuam bashkë me emrat e qeverisjes. E dinim për shembull që Britney Spears kishte sajuar një martesë sa për t’u bërë objekt i shtypit, por tani e mësuam që na paska ngelur edhe me barrë dhe madje me binjak. E dinim normalisht se ç’është e majta dhe ç’është e djathta, por tani mësuam nga shkenca e re agraro politike se e majta qenka herë nga qepa e herë nga hudhra. E dinim se në Shqipëri dhe në çdo qeveri të saj ekzistonte gjithnjë një kalë Troje, por në qeverinë e re kemi rastin e lumtur të shikojmë edhe një gomar Troje, dhe së fundmi e shumë çuditërisht si në çdo qeveri që ka krijuar PD edhe në këtë të fundit ka një sapo të fejuar i uroj jetë të lumtur, veçse nuk e dimë akoma se cili do të dalë zbathur në rrugët e Stambollit për të na treguar unazën e florinjtë në gishtin e vogël të këmbës të djathtë.” I kthyer në sallë pak para votimit, Sali Berisha ka shpjeguar arsyet e mungesës së tij në sallë, si dhe ka garantuar realizimin e programit. Sali Berisha: “Dua të kërkojë me kuptimin tuaj, se por shkak të një viroze nuk kam ndjekur dot nga salla ju, por ju garantojë se kam bërë përpjekjet më të jashtëzakonshme t’iu ndjek gjithsecili prej jush në televizor. Duhet t’iu sigurojë ju këtu dhe qytetarët shqiptar se çdo premtim do të shndërrohet në realitet. Është e gabuar, në qoftë se ju interpretoni në mënyra të ndryshme premtimet e mia.” Ora e fundit e debatit parlamentar u bë interesante pas përplasjes mes ministrit Olldashi dhe kreut socialdemokrat Gjinushi. Sokol Olldashi: “Zoti Gjinushi se më mirë ulët se iu kam dhe përballë, midis ne të dyve ka një diferencë të madhe. Diferenca qëndron gjithmonë që ti je deputeti i Nard Kokës kurse unë jam njeriu që e hoqa grupin e tyre nga ky parlament ku e kiushe futur ti e para, e dyta të sqaroj se për mua kanë votuar 7500 qytetar të Shijakut më shumë se ç’kanë votuar për të gjithë partinë tende në 4 vitet te fundit. Dhe së treti kam dhe diçka tjetër, kur ti u bashkove me Ilir Metën gjysma e Partisë Socialiste të quajti trafikant, kur nënkryetari i partisë tënde u largua të tha skafist, kur nënkryetari i dytë u largua të tha kontrabandist.“ Skënder Gjinushi: “E di shumë mirë se kush janë bandat që janë përdorur në të zonë dhe pastaj nëse ai ka fituar sepse banda e tij qe më e fortë se ajo bandë që përmendi është tjetër gjë është punë e tij prandaj. Ndërsa ato që citove më parë t’i më mirë ti referoheshe shefit tënd i cili s’ka lënë kërkënd pa akuzuar, por është detyruar ti lëpijë të gjitha ato që ka thënë.” Qeveria e votëbesuar nga Kuvendi do të betohet përpara presidentit të republikës të dielën paradite./tvklan.al Gazetare: Arta Tozaj SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web 🤍 Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen 🤍 Follow Tvklan on Facebook: 🤍 Follow rtvklan on Instagram: 🤍 Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen 🤍

QEVERIA E RE E MALIT TË ZI

1538
5
00:00:45
28.04.2022

Follow RTK: Facebook: 🤍 WEB: 🤍 QEVERIA E RE E MALIT TË ZI Powered by OnAir.FM

Tv Klan - Qeveria, projektligj për ndërtimet e konfiskuara |Lajme-News

775
5
0
00:01:34
19.03.2023

Prej gati 7 muajsh qeveria ka nisur aksionin për goditjen e paligjshmërisë në ndërtime, çka ka sjellë edhe konfiskimin e një numri të madh pallatesh, kryesisht në kryeqytete. Për të përcaktuar mënyrën e menaxhimit dhe përdorimit të këtyre ndërtimeve, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hedhur në konsultim publik një draft-ligj, i cili së shpejti do të kalojë për miratim në qeveri. Sipas projekligjit, shteti mund t’i shesë ndërtimet e konfiskuara përmes një ankandi publik, ndërsa një pjesë tjetër mund t’i shfrytëzojë për nevoja të strehimit social apo për interes publik. Pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës do të krijohet Komisioni i Objekteve të Konfiskuara që do përcaktojë edhe mënyrën e administrimit të tyre. Në projektligj thuhet se pronarët e truallit nuk kanë të drejta mbi pjesën e objektit të ndërtuar në tejkalim të lejes, por mund të marrin pjesë në programin e shitjes së objekteve të konfiskuara në cilësinë e subjekteve me të drejtë parablerje. Vlerësimi i objekteve të konfiskuara do bëhet nga ekspertë në përputhje me vlerën reale të tregut Fondi që do krijohet nga ndërtesat e konfiskuara në fund të vitit buxhetor do transferohet në një llogari të veçantë në Bankën e Shqipërisë. Gjatë vitit 2022 Këshilli Kombëtar i Territorit ka konfiskuar 22 ndërtime të kryera në shkelje të lejes. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info🤍tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web 🤍 Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen 🤍 Follow Tvklan on Facebook: 🤍 Follow Tvklan on Instagram: 🤍 Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen 🤍

Mashtronte biznesmenët duke u premtuar grante nga qeveria, lirohet zyrtarja Viola Sterjo

298
0
0
00:01:28
23.03.2023

Per me shume video dhe lajme klikoni 🤍 , faqja me e klikuar shqiptare...

Meta takim me pensionistët: Qeveria ju shpërfill, ne do bëjmë çdo gjë që të dyfishohen pensionet

168
0
2
00:01:10
23.03.2023

Ilir Meta, kryetar i Partisë së Lirisë në një takim me të pensionistët që ka zhvilluar ditën e sotme ka akuzuar qeverinë se ajo po e shpërfill pjesën e pensionistëve. Meta premtoi se në mandatin e parë kur ato të vijnë në qeveri do të bëjnë gjithçka që të dyfishohen pensionet. Sipas Ilir Metës kjo qeverisje punon në interes të oligarkëve Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Report TV" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍shqiptarja.com Like Report Tv on Facebook HERE: 🤍 #EdicioniInformativ #ReportTV

VOTOHET QEVERIA KURTI | T7

1780
11
1
00:03:52
04.02.2020

T7 Website: 🤍 Facebook: 🤍 Instagram: 🤍

Top Channel/ Macron shpëton “për fije”; rrezikonte kolapsin- qeveria kalon mocionin e mosbesimit!

434
1
0
00:01:35
21.03.2023

Qeveria franceze i mbijetoi shumë ngushtësisht mocionit të mosbesimit në parlament, mekanizmi I të cilit u aktivizua në momentin që ajo imponoi rritjen e moshës së pensionit në 64 vjeç duke anashkaluar Kuvendin. Votimi, i paraqitur nga deputetët e qendrës, u mbështet nga 278 vota pro, një prag ky më I ulët se 287 votat e nevojshme për kalimin e tij. Nëse nisma do të rezultonte e suksshme, presidentit Emmanuel Macron do t`i duhej të caktone një ekzekutiv të ri ose të shpallte zgjedhjet e parakoheshme, cka do të anullonte edhe reformen e pensioneve. Edhe një mocion I dytë mosbesimi, i paraqitur nga partia e ekstremit të djathtë të fronit Nacional i Marine Le Pen, pati të njëjtin fat si I pari. Me dështimin e të dy mocioneve, projektligji i shumëdiskutuar I rritjes së moshës së pensionit nga 62 në 64 vjec, tanimë, do të bëhet ligj. Votimet në parlament I mbajtën pasi pasi kryeministrja Elisabeth Borne përdori një fuqi të veçantë kushtetuese, të quajtur Neni 49:3, për të aprovuar projektligjin pa e kaluar atë në Asamblenë Kombëtare. Lëvizja e saj shkaktoi protesta të dhunshme javën e kaluar, përleshje të tubuesve me policinë, bllokime rrugësh e djegie të koshave të mbeturinave në qendër të Parisit, e në qytete të tjera anembanë vendit. Me indinjatë popullore u prit edhe dështimi I mocioneve të mosbesimit, që nxiti sërish protesta anti-qeveritare në kryeqytet ku të paktën 100 persona përfunduan në pranga pas përplasjeve me forcat e rendit. Pamje: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #TopChannelNews

Tv Klan - Qeveria franceze u mbijeton 2 mocioneve |Lajme-News

137
0
0
00:01:12
20.03.2023

Qeveria e Presidentit francez Emmanuel Macron i mbijetoi me një rezultat të ngushtë një mocion mosbesimi në Parlament mbrëmjen e së hënës. Shkak u bë një reformë thellësisht jopopullore për rritjen e moshës së pensioneve nga 62 në 64 vjeç dhe që shkaktoi greva dhe protesta në mbarë vendin. 278 deputetë e mbështetën mocionin, 9 më pak nga 287 që nevojiteshin. Rezultati u prit me reagime të forta nga opozita në sallë. Edhe një mocion i iniciuar nga Fronti Nacional i Marine Le Pen u rrëzua. Ky rezultat duket një lehtësim për Macron. Në të kundërt ai do detyrohej të formonte një qeveri të re ose të shpallte zgjedhje të parakohshme ndërsa ligji do të rrëzohej. Por ky lehtësim mund të jetë jetëshkurtër, citon Reuters. Kjo sepse sindikatat dhe partitë opozitare thanë se do të rrisin protestat që qeveria të tërhiqet. Kritikët thonë se vendimi i Macron për të anashkaluar votimin parlamentar për projektligjin e pensioneve ka minuar tashmë axhendën e tij reformiste dhe ka dobësuar udhëheqjen e tij. Votimi në Parlament nxiti daljen e protestuesve në rrugët e Parisit, por policia ndëryri për shpërndarjen e tyre. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Email: info🤍tvklan.al Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web 🤍 Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen 🤍 Follow Tvklan on Facebook: 🤍 Follow Tvklan on Instagram: 🤍 Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen 🤍

Meta takim me pensionistët në Tiranë: Çmimet janë 2-3 fishuar, qeveria mendon për oligarkët

463
2
0
00:08:13
23.03.2023

#oranews #ilirmeta #pension #premtimeelektorale Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një takim me pensionistë në Tiranë deklaroi se jetesa e tyre është bërë edhe më e vështirë si pasojë e përballjes së tyre me krizën e çmimeve në vend, si pasojë e braktisjes që qeveria u ka bërë qytetarëve të saj. “Çmimet janë rritur me 50 për qind, dhe për artikujt të ndryshëm ka shkuar me 2 apo 3 fish. Dhe kjo si pasojë e neglizhencës dhe shpërfilljes që kjo qebveri u bën qytetarëve të saj ërfshi dhe juve. Ajo është më e interesuar për të fituar me qindra miliona euro nga kjo rritje e çmimeve të ushqimeve dhe shërbimeve duke favorizuar oligarkjët e lidhur pas saj, në vend që këto para të viihen në dispozicionin tuaj dhe shtresave në nevojë që ju të përballoni vështirësitë e jetës”, u shpreh ndër të tjera kreu i PL-së Ilir Meta. Për më shumë lexoni këtu: 🤍 Follow Televizionin Ora News Website: 🤍oranews.tv Youtube 🤍 Facebook: 🤍 Instagram 🤍 Twitter 🤍

Qeveria e Kosovës urdhëron restaurantet: Klientëve ujë falas!

740
3
1
00:03:11
04.07.2022

Follow Klan Kosova on... • FB: 🤍 • IG: 🤍 • YT: 🤍 • WEB: 🤍 © & ℗ Klan Kosova & Onair Media. All Rights Reserved

Komisioni Evropian dhe Qeveria e Kosovës me projekte për nxitjen e të rinjve për punë

964
5
00:02:08
21.01.2023

Follow RTK: Facebook: 🤍 WEB: 🤍 Powered by OnAir.FM

Kosovë/ Qeveria e re, ja emrat e kabinetit Kurti

6648
17
5
00:01:42
03.02.2020

Qeveria e re e Kosovës, e prezantuar nga kryeministri i ri, Albin Kurti, do të ketë 15 ministri. Vetë kryeministri do të ketë dy zëvendëskryeministra ndërsa qeveria në përbërjen e saj pritet të ketë edhe 33 zëvendës ministra. Zëvendës kryeministra do të jenë Avdullah Hoti nga LDK dhe Haki Abazi nga VV. Në postin e ministrit të punëve të jashtme dhe diasporës, do të ulet Glauk Konjufca, i cili i liroi vendin në krye të kuvendit, Vjosa Osmanit. Blerim Reka, nga Vetëvendosje do të jetë ministër i Integrimit Europian dhe Albulena Haxhiu, nga e njëjta parti, ministre e Drejtësisë. Ministria e arsimit, shkencës, teknologjisë dhe inovacionit i shkon LDK-së, me Hykmete Bajramin, ndërsa ministër i financave do të jetë Besnik Bislimi nga Vetëvendosje. Ministër i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike do të jetë Agim Veliu nga LDK ndërsa ministre e ekonomisë, punës, tregtisë, industrisë do të jetë Rozeta Hajdari nga VV. Anton Çuni nga LDK do të marrë portofolin e mbrojtjes ndërsa Lumit Abdixhiku, po nga kjo parti do të jetë ministër i Infrastrukturës dhe Ambjentit. Besian Mustafa nga LDK do të jetë ministër i Bujqësisë ndërsa Arben Vitia nga VV ministër i shëndetësisë. Në krye të dikasterit të kulturës, rinisë e sportit do të jetë Vlora Dumoshi nga LDK ndërsa ministria e administrimit të pushtetit lokal, i shkon Emilia Rexhepit nga grupi 6+, ministria për komunitetet dhe kthimin Dalibor Jevtiç nga lista serbe dhe ajo e zhvillimit rajonal, Ivan Millojeviç, po nga ky subjekt. Ndërsa prezantonte programin e tij qeverisës, Kurti tha se qeveria e tij do të jetë një qeveri e kursimit të parasë publike dhe kjo ka nisur me reduktimin e ministrave nga 21, që ishin në qeverinë e mëparshme, në 15. Ndërsa nga 80 poste zëvendësministrash Kurti tha se qeveria e tij do të kishte rreth 33. Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #Kosova#Kurti#TopChannel

Boçi replikë me Ballën: Mediat e kapura nga qeveria, alarm i raportit të DASH

441
0
1
00:02:55
23.03.2023

Subscribe në kanalin “News24 Albania” për më shumë lajme: 🤍 website: 🤍 Ndiq News24 në facebook : 🤍 Ndiq News24 në instagram : 🤍 Ndiq News24 në Twitter : 🤍 #news24albania #lajmeshqip #lajme #lajmifundit #News24AL #news24

Serbia shpalos propozimet, Qeveria e Kosovës mjaftohet me një komunikatë

36628
104
10
00:03:42
19.08.2022

Follow Lajmet - KTV on... FB: 🤍 IG: 🤍 YT: 🤍 Onair Media - 🤍 © & ℗ KTV & Onair Media. All Rights Reserved

VV: Qeveria Është e Rrëzuar

23133
69
0
00:07:07
10.05.2017

Gjatë debatit për mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë, Kreu i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka numëruar disa nga ato që ai u quajti dështime të qeverisë së Kosovës të drejtuar nga Isa Mustafa.

Stop/ “Qeveria i zuri të tëra vetë që i'a q..robt! Drejtori i ujësjellësit punon taksi-16 Mars 2023

33416
148
21
00:16:29
16.03.2023

Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. Në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim për Ujësjellësin e Gjirokastrës. Sipas denoncimitDrejtori Rajonal, Genti Llogo, ka punësuar kushërinjtë në sektorë kycë. Bëhet fjalë për dy përgjegjës dhe një sekretare.Anxhela, sekretarja thuhet, se është kushërira e dytë. Mariola, shefja e burimeve njerëzore është vajza e hallës.Klaudio, djali i tezes.Ne shkuam atje për të verifikuar situatën. Vetë drejtoriGenti Llogo, tha, se ishte në terren dhe e mohoi të kishte punësuar kushërinjtë, por në fund të bisedës pranoi, se punonjësit janë të afërm të tij.Drejtori tjetër,Iljaz Memushi, i UKGJ ka 6 muaj në këtë detyrë, por thuhet, që ai nuki ka shkollë të lartë dhe në orarin zyrtar, punon dhe si taksist në të zezë.Me anë të kameras së fshehtë marrim Memushin për shërbim taksi dhe ai na con në Kakavijë.Gjatë rrugës ai flet, sesi funksionin ujësjellësi dhe pret edhe telefonatat e punës në ujësjellës për cështje faturash. SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web 🤍 Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen 🤍 Follow Tvklan on Facebook: 🤍 Follow Tvklan on Instagram: 🤍 Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen 🤍

Ku deshtoi qeveria Kurti 2 për dy vjet?

244
0
4
00:03:16
23.03.2023

Follow Klan Kosova on... • FB: 🤍 • IG: 🤍 • YT: 🤍 • WEB: 🤍 © & ℗ Klan Kosova & Onair Media. All Rights Reserved

Latifi kërkon ndihmë nga qeveria - 18.09.2022 - Klan Kosova

2686
11
3
00:01:41
18.09.2022

Follow Klan Kosova on... • FB: 🤍 • IG: 🤍 • YT: 🤍 • WEB: 🤍 © & ℗ Klan Kosova & Onair Media. All Rights Reserved

Top Channel/ Lëvizje me letërnjoftim në Ballkan, Qeveria e Kosovës jep dritën jeshile!

15608
42
8
00:01:30
08.02.2023

Qeveria e Kosovës i dha drittën jeshile marrëveshjes së lëvizjes me letërnjoftime mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, një pakt ky që pas hyrjes në fuqi, do të mundësojë lëvizjen pa viza të qytetarëve nga Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina. Në mbledhjen e mbajtur sot kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se kjo marrëveshje është një prej tri marrëveshjeve të arritura në Berlin më 3 nëntor 2022, në kuadër të Procesit të Berlinit.Asokohe, gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor arritën edhe marrëveshjen për njohjen e kualifikimeve të arsimit të lartë dhe atë për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve.Kurti tha se Qeveria do ta procedojë këtë legjislacion në Kuvend për ratifikim. “Ratifikimi i shpejtë i tyre është tregues i përkushtimit dhe angazhimit tonë për bashkëpunim rajonal, marrëdhënie të mira fqinjësore dhe avancim drejt integrimit në Bashkimin Evropian”, tha Kurti.Sipas Kurtit, me hyrjen në fuqi të kësaj marrëveshjeje për rajonin, “pas ratifikimit nga dy vendet përkatëse, qytetarët e Kosovës dhe të Bosnjë e Hercegovinës do të lëvizin lirshëm vetëm me letërnjoftime”.Kjo marrëveshje ende nuk është miratuar nga autoritetet në Bosnjë e Hercegovinë. Regjimi i vizave ka penguar udhëtimet e qytetarëve që jetojnë në Kosovë, por që kanë prejardhje nga Bosnja. Bosnjë e Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe qytetarët e të dyja shteteve duhet të pajisen me vizë nëse duan të udhëtojnë në shtetet përkatëse.Më 2014, Kosova vendosi masën reciproke sa i përket regjimit të vizave për shtetasit e Bosnjë e Hercegovinës. Pamje: AFP Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #Letërnjoftim#Kosovë#TopChannelNews

Që nga sheshi "Zahir Pajaziti" deri te Qeveria e Kosovës, PSD ka shkruar grafitë "Albin Zajednica"

643
2
00:00:52
20.03.2023

Follow RTK: #rtk #kosovo #lajme #lajmet #information #intervistë Që nga sheshi "Zahir Pajaziti" deri te Qeveria e Kosovës, PSD ka shkruar grafitë "Albin Zajednica" Facebook: 🤍 WEB: 🤍 Powered by OnAir.FM

Mashtronte biznesmenët duke u premtuar grante nga qeveria, lirohet zyrtarja Viola Sterjo

112
0
0
00:01:28
23.03.2023

Subscribe në kanalin “News24 Albania” për më shumë lajme: 🤍 website: 🤍 Ndiq News24 në facebook : 🤍 Ndiq News24 në instagram : 🤍 Ndiq News24 në Twitter : 🤍 #news24albania #lajmeshqip #lajme #lajmifundit #News24AL #news24

Qeveria “Kurti 2” nis punën/ Detyra e parë për ministrat: Përgatisni planin e punës

3218
26
4
00:01:54
23.03.2021

Me katër qershor të 2020, Avdullah Hoti pati parakaluar i vetëm Gardën Ceremoniale, për të marrë postin e kryeministrit, pasi paraardhësi i tij Albin Kurti e kishte vlerësuar si “kryeministër jo legjitim”. Por, një vit pas, kryeministri Kurti nuk refuzoi që detyrën ta marrë pikërisht nga Hoti. Me të përfunduar pranim dorëzimin e detyrës, ai zhvilloi edhe mbledhjen e parë të Qeverisë, në të cilën u kërkoi ministrave që sa më parë të paraqesin planet e punës. Në këtë fjalim drejtuar ministrave, Kurti ka vënë theksin tek problemet e brendshme. Ashtu si në Qeverinë Kurti I, ai ka kërkuar që të auditohen institucionet e brendshme, të ndërrohen menaxhmentet me qëllim të përmirësimit të performancës së punës. Me mbylljen e votimit të Kuvendit dhe Qeverisë, sfida tjetër e partisë fituese është zgjedhja e Vjosa Osmanit presidente, për çka është paralajmëruar thirrja e seancës brenda kësaj jave. Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative. Për më shumë vizitoni: 🤍 Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV Shows HERE: 🤍 For more content from click HERE: 🤍top-channel.tv Like Top Channel on Facebook HERE: 🤍 Follow Top Channel on Instagram HERE: 🤍 Follow Top Channel on Twitter HERE: 🤍 #AlbinKurti#Kosovë#TopChannel

Qeveria mban mbledhjen e rregullt

2153
15
0
01:09:22
09.11.2022

Inflacioni dhe pasojat e luftës, qeveria paketë mbështetëse për 1 milionë qytetarë!

1118
6
2
00:01:29
29.12.2022

#reportTV #lajmeshqip #lajme Rreth 1 milionë shqiptarë pritet të përfitojnë nga paketa që Qeveria po përgatit për të ndikuar në lehtësimin e ndikimeve të inflacionit. Lajmin e ka dhënë sot Kryeministri Rama i cili ka bërë me dije të gjitha kategoritë përfituese.

Назад
Что ищут прямо сейчас на
qeveria Primus Новости Украина hema badabun вторые заставка ссср ครีมกันแดด ผู้ชาย 알앤비 Oğlum 1. Bölüm Isan USA Poosh zodíaco ricominciamo macarena sam'' Sharab K Faide uzbekshou makes da shopee Hozier